Aplikacioni celular Detektori i Gjelbër është një aplikacion mobil, që synon reduktimin e shkeljeve nga bizneset dhe konsumatorët të ligjit për përdorimin e produkteve të duhanit në zona të mbyllura. Detektori i Gjelbër u zhvillua në pajtim me ligjin mbi ndalimin e përdorimit të produkteve të duhanit në zonat e mbyllura, që hyri në fuqi në vitin 2013, për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve që nuk përdorin produktet e duhanit, për të drejtat e tyre ligjore dhe për të rritur ndërgjegjësimin në shoqëri kundër shkeljeve. Të dhënat e dërguara nga ju do t'i raportohen organeve kompetente!
www.gjysemhenaegjelber.org