Përshëndetje
Nderi dhe rrespekti ynë qoftë për ju...
Kemi kenaqësinë për prezencën tuaj në këtë program të spektrit të ngritjes së vlerave të larta morale e shpirtërore. Aty ku merr trajtën dëshira për sacrificë aty është shpirti rinor në veprim... aty është rëndësia e shfrytëzimit të rinisë në rrugë të pastra...
ULUR TË BISEDOJMË APO NË TË VRAPUAR TË PUNOJMË, DUKE MOS MENDUAR HAPIN NË VIJIM POR RRUGËN NË TË SODITUR PËR SHPËTIM!???
ENI TË VEMI NË RRUGË SI MË LARTË, PËR NDRYSHIME NË PRITJE QË NA U JANË PËRCAKTUAR PËR NDER NË TË PUNUAR PËR DIKUR... VLERA, SJELL TË QENIT NË MIRËSI DIKUR... VLERA E TË BËRIT NËPËR VËSHTIRËSI MIRËSI TË TASHME PËR ATËHERË...
Gjysëmhëna e Gjelbër ka bërë një nismë të lartë në ngritjen e vlerave të virtytit shpirtëror tek të rinjët duke i nxitur ata të punojnë në një rrugë të pastër dhe kështu ta shtrojnë të ardhmen e tyre me të artët punë të rinisë... të rinisë së pritur.
Kemi besimin që rruga që e kemi nisur do gjejë përkrahjen tuaj edhe në të ardhmen... ju presim edhe juve ta shijoni lehtësinë e punës sonë kur ajo bëhet me kënaqësi shpirtërore... me kënaqësi siq është bërë deri më tani të bëhet edhe në të ardhmen... kjo rrugë është nisur nga një grup vizionarësh të rinjë, nga një grup rinor i vogël që arriti të rritet në numër e në shpirt... t`i ftojë të rinjët në një qëllim të pastër, t`i ftojë por edhe t`ia bëjë vendin atyre aty, pra rëndësia e punës së kësaj turme të madhe tanimë në veprim qëndron në atë që çdokujt i thirret me rrugën e vetme të shpëtimit me rrugën që çdokujt i gjasojnë rrugicat t`i ndërpriten aty, mendimet, punët dhe më e rëndësishmja qëllimet...
Të vendosurit do të thotë fund... shpresojmë që të vendosurit tek ju të jenë në pritje...
Në pritje për një të ardhme si qe kjo e pritura dikur nga ne për të qenë sot kështu... më e rëndësishmja e qëllimeve të larta është kur ato ndërtohen mbi themele të pastra të një qëllimi hyjnor...
Padyshim se tërë bota iu është krijuar t`i shërbejë njeriut e atëherë njeriu kuj do i shërbejë... vlera e njeriut qëndron në aftësitë e tij të mendojë... të punojë për mendimet... puna jonë bazohet këtu... të punojmë për mendimet që dikur ia kemi vendorur vetes për qëllime...
Përmes vështirësish gjer ke yjet...
I dërguari i Allahut s.a.v.s duke i përshkruar sahabet, ata i krahason me yjet... kush kapet në ndonjërin prej tyre nuk humbet... kemi shpresën që puna jonë të jetë në rrugën e tyre - ta mbajë lartë për mburojë vlerën e tyre... ta rikthejë qëllimin në zemra për punë që ata ishin duke ecur në rrugën e tyre... në rrugën e tyre që ne e kemi përvetësuar për të tonën...
Vite të tëra të rinjët e kësaj lëvizjeje të mëshirës dhe paqes pa pasë parasysh gjendjet personale u munduan të vrapojnë në ndihmë këtij populli, herë herë të mos harrojmë duke e lënë edhe ndjenjën rinore dhe duke e haruuar edhe gjendjen e tyre, ndoshta jo dhe aq, por të rëndë mënjanë punës, por edhe të kushteve personale kështu duke u munduar të dalin edhe mbi gëzofin e tyre të qiltërsisë dhe sinqeritetit, duke punuar mbi mundësitë e tyre, duke ndjerë thellë dhe duke derdhur lotë me popullin, me kombin e vuajtjeve, siq e dijmë duke qarë hallet e tyre të luftës herë mbi të tashmen dhe gjendjet që i la ajo e herë dhe mbi të kaluarën. Të kaluarën duke thenë kemi nderin që kemi ndarë lotë me një nënë dëshmori, kemi nderin qe kemi qarë me sytë e një loti të parajsave të një fëmiu dëshmori... ju kushtojmë kujdesin ta shtoni mbi gjendjen e errët të varfërisë dhe t`i shtoni respekt para së gjithash në ata që gjakun derdhën në tokën që ju të lirë tani rrahni me fjalët e nje gjuhe të dëlirësisë, të burrërisë dhe të vlerave te larta...
Një ditë të errët në thellësitë e zymtësisë së jetës kur një yll ju bjerë në derë, ftoni t`ju pushtojë me mëshirë strehët e zemrës suaj... Pritni t`ju lind mëngjesi me diellin tuaj të ftuar nga nevoja juaj për të.
Mos harroni:
...një natë... një yll... dritë e mëngjeseve të jetës suaj...
Kjo është punë që u ndihmon nënave me lotë të dëshmorëve, kjo është rrugë që u rri afër zemrave të njoma fëmijërore që presin për ardhmëri një dritare... dritare që shpresojmë se u kemi qenë duke u hapur gjendjet e tyre në ndihmë përmes jush, përmes vështirësish gjer ke yjet...
Mos harroni: atë që e kërkoni do e gjeni, vetëm se duhet ta gjurmoni...
Në emër të Gjysëmhënës së Gjelbër të Kosovës:
Me respekt dhe nder të lartë,