Anëtarësohu:

Emri:

Info Kontakti:

Datëlindja:

Info Personale:

Trajnimi për dhënjen e ndihmës së parë

Çfarë është trajnimi i ndihmës së parë?

Ky është një program i aprovuar për njohuritë, procedurat dhe teknikat e dhënies së ndihmës së parë. Secili kandidat që trajnohet për ndihmën e parë, duhet të pajiset me një certifikatë të vlefshme për ndihmën e parë për pesë vjet.

Në kuadrin e trajnimeve të ndihmës së parë, pjesëmarrësit duhet të përgatiten me kujdes dhe vëmendje për t’u bërë ballë situatave traumatike, në mënyrën e duhur në favor të dhënies së ndihmës. Formimin me këto njohuri duhet parë si një investim me mjaft përfitim, pasi ndërhyrja efikase dhe në kohën e duhur eviton dëmtimet e rënda të cilat duan trajtim mjekësor për një kohë të gjatë dhe që janë kosto si për individin, edhe shtetet. Për shembull kur të gjithë shoferët dhe sa më shumë njerëz do të mësojnë se si të parandalojnë aksidentet rrugore dhe çfarë duhet të bëjnë për të ndihmuar viktimat e një aksidenti, aq më shumë jetë njerëzish do të shpëtohen.

Aksidentet ndodhin kudo e kurdoherë, në rrugë, punë, shtëpi, në vende ku zhvillohen aktivitete të ndryshme sportive, festime, madje edhe në piknikë apo në vende çlodhëse. Programi ndihmës së parë në GJGJK, shtrihet në të gjithë gjerësinë e jetës aktive dhe për këtë bëjmë edhe trajnime me tema specifike dhe programe të përshtatura, të kërkuara nga firmat e kompanitë private apo shoqatat e ndryshme.

Gjysëmhëna e Gjelbër e Kosovës ka vënë themel në bazë të respektit dhe të dinjitetit njerëzor, duke punuar për t’i mbrojtur të rinjtë nga zakonet e dëmshme pa dallim të shoqërisë duke marrë në konsideratë vlerat kombëtare dhe morale.

| Rr. Mehmet Pasha, Prizren

| +377 44 944 918

| info@gjysemhenaegjelber.org

| www.gjysemhenaegjelber.org

Copyright © 2018 Gjysëmhëna e Gjelbër e Kosovës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.