Përderisa të gjitha shtetet europiane kanë vendosur ndalesa të rrepta kundër reklamimit të alkoolit në vende publike, në vendin tonë ky veprim bëhet pa pasur asnjë reagim zyrtar, ligjor apo nga shoqëria civile.
Në festivalin Dokufest përveq që bëhet reklamimi në të njejtën kohë edhe nxiten të rinjët në përdorim të alkoolit. Rruga për tek alkooli orientohet me shigjeta të vendosura rrugëve të qytetit historik të Prizrenit dhe nuk mbetet me kaq, birra nxitet të pihet nga reklamuese edhe nëse kjo është kundër dëshirës së qytetarit në kundërvajtje të ligjit duke e pasur parasysh se reklamueset e bukura u ofrohen më shumë të rinjëve mosha e të cilëve është në dyshim të jetë nën 18 vjet sikurse dhe e vetë atyre promovueseve.
Parqet (ai i Marashit) ku qytetari duhet të ndjejë aromën e natyrës dhe shëndetit janë të mbuluara me pika shitjeje dhe reklamimi të birrës dhe alkoolit e llojeve të saj.
Gjysëmhëna e Gjelbër e Kosovës dënon çdo veprim kundër traditës etike të qytetit të Prizrenit, kundër normave morale të shoqërisë dhe kundër ligjeve në nivel ndërkombëtar për parandalimin e mjeteve degjeneruese dhe të dëmshme për shoqërinë.
GJGJK do te dalë me raporte:
Preliminare,
Gjate ecurise, dhe
Pas festivalit,
nga monitoruesit tane prej te gjitha evenimenteve te festivalit “me prezantues të qytetarit prizrenas”.
Gjysëmhëna e Gjelbër e Kosovës ka vënë themel në bazë të respektit dhe të dinjitetit njerëzor, duke punuar për t’i mbrojtur të rinjtë nga zakonet e dëmshme pa dallim të shoqërisë duke marrë në konsideratë vlerat kombëtare dhe morale.
| Rr. Mehmet Pasha, Prizren
| +377 44 944 918
| info@gjysemhenaegjelber.org
| www.gjysemhenaegjelber.org