Aktiviteti humanitar i Gjysëmhënës së Gjelbër të Kosovës [GJGJK] kishte filluar para vetë themelimit të saj. Itinerari ynë kishte nisur që nga viti 2006 për t`i dalë në ndihmë familjeve në nevojë, jetimëve dhe familjeve të dëshmorëve. Të gjitha aktivitetet humanitare, edukative, kulturore-arsimore ishin të organizuara nga paraardhësja e Gjysëmhënës së Gjelbër, Seksioni Artistik i të Rinjëve të Prizrenit [SARP].
Që 9 vite të rinjët e kësaj lëvizjeje të mëshirës dhe paqes pa pasë parasysh gjendjet personale u munduan të vrapojnë në ndihmë këtij populli, herë herë të mos harrojmë duke e lënë edhe ndjenjën rinore dhe duke e harruar edhe gjendjen e tyre, ndoshta jo dhe aq, por të rëndë mënjanë të punës, por edhe të kushteve personale kështu duke u munduar të dalin edhe mbi gëzofin e tyre të qiltërsisë dhe sinqeritetit, duke punuar mbi mundësitë e tyre, duke ndjerë thellë dhe duke derdhur lotë me popullin, me kombin e vuajtjeve siq e dijmë duke qarë hallet e tyre të luftës herë mbi të tashmen dhe gjendjet që i la ajo e herë dhe mbi të kaluarën. Të kaluarën duke thenë kemi nderin që kemi ndarë lotë me një nënë dëshmori, kemi nderin qe kemi qarë me sytë e një loti të parajsave të një fëmiu dëshmori… ju kushtojmë kujdesin ta shtoni mbi gjendjen e errët të varfërisë dhe t`i shtoni respekt para së gjithash në ata që gjakun derdhën në tokën që ju të lirë tani rrahni me fjalët e nje gjuhe të dëlirësisë të burrërise dhe të vlerave te larta...
Shoqata në këtë kontekst vë në funksion vetëdijen forcën dhe ndërgjegjësimin e komunitetit duke kontribuar vazhdimisht, në përputhje me mbrojtjen e dinjitetit dhe respektit njerëzor në të gjitha rrethanat, vendin dhe kohën për të ndihmuar njerëzit në nevojë për mbështetje; për të zhvilluar kapacitetet e luftës së shoqërisë me varësitë e cituara më lartë.
Gjysëmhëna e Gjelbër e Kosovës është themeluar në një atmosferë nderi dhe kulture me qëllim që të edukojë gjenerata që do të jenë të lidhura me kulturën kombëtare, që do t`i luftojnë varshmëritë e dëmshme si: duhanin, alkoolin, varësitë nga lëndët narkotike dhe përveç kësaj varësitë që do të shkatërronin shëndetin trupor dhe mendor të shoqërisë sikurse bixhozi, varësitë nga interneti dhe teknologjia...
Gjysëmhëna e Gjelbër e Kosovës ka vënë themel në bazë të respektit dhe të dinjitetit njerëzor, duke punuar për t’i mbrojtur të rinjtë nga zakonet e dëmshme pa dallim të shoqërisë duke marrë në konsideratë vlerat kombëtare dhe morale, dhe duke përdorur metoda shkencore për të luftuar me varësitë si duhani, alkooli, droga, teknologjia, bixhozi e kështu me radhë; duke qenë rehabilituese dhe parandaluese që promovon shëndetin publik dhe punën e avokimit.
Në vitin 2015, organizata ka hyrë në vitin e dytë, në të cilin Kosova është një model dhe lider në misionin e luftës kundër varësive, të tolerancës dhe bashkëjetesës në vend dhe jashtë vendit me një shoqëri vetëkontrolli.
Gjysëmhëna e Gjelbër e Kosovës ka vënë themel në bazë të respektit dhe të dinjitetit njerëzor, duke punuar për t’i mbrojtur të rinjtë nga zakonet e dëmshme pa dallim të shoqërisë duke marrë në konsideratë vlerat kombëtare dhe morale.
| Rr. Mehmet Pasha, Prizren
| +377 44 944 918
| info@gjysemhenaegjelber.org
| www.gjysemhenaegjelber.org