Anëtarësohu:

Emri:

Info Kontakti:

Datëlindja:

Info Personale:

Ndihma e Parë

Të ndihmosh një të dëmtuar në rrugë, përveçse është një detyrë morale që tregon sensin e civilizimit, është edhe një detyrim i vënë nga Kodi Penal që dënon mosdhënien e ndihmës. Nje detyrim i tille ka qellimin te kufizoje efektet negative te aksidentit.

Qëllimi i ndihmës së parë është:
-zbatimi i veprimeve të thjeshta dhe të menjëhershme të mbijetesës pa marrë inisiativa të kom- petencës mjekësore;
-të ndihmohet viktima nga rreziqe të mëtejshme, në pritje të ndihmës së përshtatshme;
-të evitohet për sa është e mundur, që viktima të pësojë dëmtime të mëtejshme;
-të evitohet kryerja e ndërhyrjeve të gabuara.

NDIHMA E PARË NË PERSONAT E DËMTUAR

Vetëm një mjek mund të prononcohet mbi shkallën e dëmtimit real të një të dëmtuari dhe të japë kurat e përshtatshme, megjithatë duhet të njihet cila mënyrë e ndihmës së parë mund të bëjë të dobishme dhe efikase nderhyrjen tonë në rast nevojë.

Si të ndërhyjmë

Të mbahet para së gjithash parasysh që spostimi i një të dëmtuari është një manovër që duhet kryer vetëm kur është e pamundur të jepet një ndihmë e përshtatshme në mënyrë tjetër, si dhe në rast të rrezikut të menjëhershëm (marrje flakë, mbytje, mjet në pozicion të pasigurtë, etj). Kjo lloj ndihme kërkon teknika të veçanta të spostimit dhe barela të posaçme ose dyshek me fryrje që e mbajnë të palëvizur të dëmtuarin dhe lejojnë spostimin pa e lëvizur nga pozicioni shtrirë dhe në tërheqjen kokë-qafë-trup.
Është e rëndësishme të vlerësohet shkalla e dëmtimit të të dëmtuarit për të vendosur kohën e ndërhyrjes. Për këtë qëllim ekziston një klasifikim i urgjencave në tre grupe:
-Urgjenca absolute: nevojitet të ndërhyhet menjëherë, është me rrezik vdekje të të dëmtuarit (p.sh. hemoragji e rëndë, ndalim frymëmarrje dhe të zemrës).
-Urgjenca e shkallës së parë: kërkon sa më shpejt një shtrim në spital (bëhen të shkallës së parë urgjencat absolute pas trajtimit në vend). Janë gjithashtu urgjenca të shkallës së parë djegiet e përhapura, gjendjet e rënda të shokut, traumat në kokë dhe ato në gjoks.
-Urgjenca e shkallës së dytë: mund të pritet ndihma pasi është pa rrezik të menjëhershëm për jetën e të plagosurit. Janë urgjenca të shkallës së dytë thyerjet dhe plagët sipërfaqësore.

Duhet të ndihmohet një i dëmtuar, duke e vendosur

-nëse viktima është i ndërgjegjshëm (i përgjigjet pyetjeve dhe reagon ndaj ngacmimeve të jashtme) në pozicionin Antishok

-nëse viktima është i pandërgjegjshëm (nuk i përgjigjet pyetjeve dhe nuk reagon ndaj ngacmimeve të jashtme) në pozicionin e Sigurisë

GJENDJA E PAPËRGJEGJSHMËRISË

I dëmtuari është në gjendje të papërgjegjshme (pa ndjenja) kur, megjithëse merr frymë dhe ka rrahje të zemrës, nuk reagon ndaj ngacmimeve të jashtme (shuplakë, pickim etj.), nuk i përgjigjet asnjë pyetjeje dhe nuk është në gjendje të kryejë lëvizje të thjeshta.
Ndonjëherë mund të ketë rrugët e ajrit pjesërisht apo plotësisht të bllokuara duke bërë shumë më të vështirë frymëmarrjen.

Nëse viktima e një aksidenti rrugor është pa ndjenja:

ÇFARË DUHET BËRË
-të shihet nëse merr frymë akoma duke vendosur dorën në pjesën e poshtme anësore të gjoksit ose mbi bark;
-nëse merr frymë spontanisht, të vendoset në pozicionin anësor të sigurisë;
-nëse nuk merr frymë, të lirohet hunda dhe goja nga pengesat e mundshme;
-të mbahet nën kontroll gjendja e tij deri në mbërritjen e ambulancës.

ÇFARË NUK DUHET BËRË
-ta bëjmë të lëvizë dhe të flasë të dëmtuarin për ta mbajtur zgjuar;
-të mbahet plotësisht i bllokuar trupi i të dëmtuarit;
-të fashohet dhe të bllokohet koka e të dëmtuarit;
-të pyetet i dëmtuari nëse ka dhimbje në kokë.

Si të ndërhyjmë

• për të dëgjuar frymëmarrjen e tij të afrohet veshi pranë gojës së tij ose të vendoset dora mbi bark.
• për ti lehtësuar frymëmarrjen të lirohet hunda dhe goja nga pengesat e mundshme.
• të rrotullohet koka butësisht prapa. Ky pozicion lehtëson kalimin e ajrit.
Në këtë pikë, nëse i dëmtuari në gjendje pa ndjenja merr frymë spontanisht, të vendoset në pozicionin anësor të sigurisë ose përndryshe të praktikohet frymëmarrja artificiale.

POZICIONI ANËSOR I SIGURISË

Ky pozicion realizohet (nëse nuk ka fraktura në kolonën vertebrale) tek të dëmtuarit pa ndjenja që marrin frymë, për të garantuar frymëmarrje normale dhe për të lehtësuar daljen e papastërtive nga goja të cilat mund të provokojnë mbytjen.

Pozicioni anësor i sigurisë kryhet sipas mënyrës së mëposhtme:

• të vendosemi anash trupit të të dëmtuarit, pastaj i rrotullojmë trupin, në mënyrë që të vendoset anash.
• të përkulet dhe të mbështetet në tokë krahu dhe këmba për të stabilizuar të plagosurin në pozicionin e ri.
• të rrotullohet lehtësisht drejt sipërfaqes së tokës koka e të dëmtuarit duke i hapur gojën, në mënyrë që të lehtësojmë daljen e papastërtive.

NDALIMI I FRYMËMARRJES

Duhet menjëherë të vazhdohet me frymëmarrje artificiale (me metodën gojë-gojë apo gojë-hundë) për të dërguar ajrin në mushkëritë e të dëmtuarit, duke u qartësuar më përpara që rrugët e frymëmarrjes nuk janë të bllokuara.

Frymëmarrja gojë-gojë kryhet në mënyrën e mëposhtme:

• të mbahet koka e të dëmtuarit me një dorë poshtë qafës dhe të mbyllen vrimat e hundës.
• të fryhet në mushkëritë e të dëmtuarit për të patur një ngritje të gjoksit.
• të largohet goja për të favorizuar nxjerrjen e ajrit të të dëmtuarit duke verifikuar uljen e gjoksit.

Fryrjet e ajrit praktikohen në intervale 3-4 sek deri kur i dëmtuari të rifillojë frymëmarrjen spontanisht; vdekja nga asfiksia (zënia e frymës) mund të vijë pas 3 minutash.

ARRESTI KARDIAK

Aktiviteti i zemrës ka qëllimin të sigurojë qarkullimin e gjakut në gjithë organizmin. Kjo punë kryhet në një cirkuit të dyfishtë të njëkohshëm; një cirkuit kalon përmes mushkërive, ku gjaku lë anhidridin karbonik dhe merr oksigjenin ndërsa cirkuiti tjetër siguron spërkatjen e të gjitha organeve.
Pulsacionet e zemrës kontrollohen duke mbështetur tre gishta me një presion të lehtë, mbi arterien e qafës, apo në puls. Sapo të vërehet ndalimi i zemrës duhet të praktikohet menjëherë masazhi kardiak.

GJENDJA E SHOKUT

Provokohet nga ulja e presionit arterial me pasojë zvogëlimin e fluksit të gjakut të oksigjenuar në organet vitale (tru, zemër, mushkëri etj) të të dëmtuarit.

Gjendja e shokut mund të shkaktohet:
-nga një emocion i fortë;
-nga një dhimbje e fortë;
-nga një traum e fortë;
-nga një humbje e fortë gjaku.

Manifestimet kryesore të gjendjes së shokut janë:
-lëkurë me ngjyrë të zbehtë dhe të ftohtë;
-prezenca e djersëve të ftohta në ballë dhe gjendje e turbulluar;
-prezenca e dridhjeve dhe djersë të ftohta në ballë;
-zbehtësi, djersë të ftohta, gjendje e shqetësuar, rrahje të dobëta të zemrës por frekuente.

Kur i dëmtuari është në gjendje shoku:

ÇFARË DUHET BËRË
-ta shtrijmë në tokë, ta mbulojmë dhe ta mbajmë nëse është e mundur, me këmbët të varura kundrejt trupit;
-të ndalojmë që të ftohet duke e mbuluar sa më mirë të jetë e mundur.

ÇFARË NUK DUHET BËRË
-ta vendosim në pozicion ulur;
-ta bëjmë të lëvizë apo ta godasim lehtas në faqe apo pjesë të tjera për të riaktivizuar qarkullimin;
-ti japim sasi të vogla alkoli.

PLAGOSJET DHE HEMORAGJITË

Plaga

Quhet kështu një thyerje e vazhdimësisë së lëkurës dhe indeve që provokon daljen e gjakut dhe mund të rëndohet në se bakteret depërtojnë indet duke provokuar infeksionet.

Nëse viktima e një aksidenti rrugor paraqet një plagosje me rrjedhje të gjakut:

ÇFARË DUHET BËRË
-të mbulohet plaga me material steril, për të bllokuar daljen e gjakut (të mbulohet me garza sterile apo cope të pastër);
-të lahet me ujë nëse është bërë me dhe;
-të mos lëvizim trupat e jashtëm që janë në të.

ÇFARË NUK DUHET BËRË
-të nxirren trupat e jashtëm që janë në të dhe pastaj të mbulohet plaga;
-të mos mbulohet plaga për të lehtësuar mpiksjen e gjakut;
-të rregullohet plaga në mënyrë që të zvogëlohet dalja e gjakut;
-ti jepet të pijë ujë ose çaj në se është pa ndjenja.

Hemoragjia

Është një dalje e gjakut nga enët e gjakut dhe dallohet në arteriose ose venoze, sipas mënyrës së dëmtimit (një arterie apo një venë).

Hemoragjia venoze: gjaku del në mënyrë të ngadaltë dhe të vazhdueshme dhe ka ngjyrë të kuqe të errët.
Hemoragjia arteriose: gjaku del me presion më të madh me hedhje me ndërprerje pasi shtyhet drejtpërdrejt nga zemra dhe ka një ngjyrë të kuqe të çelët.

Hemoragjia e brendshme

Gjaku derdhet në brendësi të organizmit duke krijuar komplikime nëse shtyp organet vitale (p.sh. truri). I dëmtuari mund të paraqesë simptomat e shokut, frymëmarrja bëhet e dobët dhe në disa raste gjaku mund të dalë jashtë nga hunda, nga goja dhe nga veshët. Në këto raste i dëmtuari vendoset në pozicion antishok pa ndaluar në mënyrën më absolute daljen jashtë të gjakut. Në rast se i dëmtuari është pa ndjenja vendoset në pozicionin anësor të sigurisë, i kthyer nga pjesa e dëmtuar.

Ne rast te hemoragjise se jashtme:

ÇFARË DUHET BËRË
-të përpiqemi të ndalojmë rrjedhjen e gjakut duke mbyllur shpejt me presion plagën, me material steril;
-të mbahet i dëmtuari në pozicion ulur apo shtrirë dhe të njoftohet menjëherë ndihma e shpejtë.

ÇFARË NUK DUHET BËRË
-të kufizohemi duke e mbuluar plagën dhe të bëjmë të lëvizë të dëmtuarin për të evituar shfaqjen e shokut;
-ti japim pije alkolike (mund të pijë ujë).

Në rast të hemoragjisë arteriose:
Të shtypet arteria e vendosur ndërmjet plagës dhe zemrës dhe të fashohet ajo kur shtypja mbi plagën nuk është e mundur apo është inefikase. Shtypja nuk duhet të kalojë 10/15 min, më pas të lirohet vendi i shtrënguar për të lejuar qarkullimin e gjakut.

Në rast të hemoragjisë venoze:
Të shtypet vena pranë hemoragjisë kundrejt zemrës dhe të ngrihet krahu në mënyrë që plaga të ndodhet më lart se zemra.

TRAUMAT E KAFKËS

Kuptohet një çfarëdo lloj dëmtimi në kafkë apo në tru për shkak të një goditjeje në kokë që mund të provokojë një plagë në lëkurën e kokes ose në raste më të rënda, një hemoragji të brendshme; në të dyja rastet mund të jetë një frakturë e kockës së kafkës.

Simptomat: në rast të një tronditje të trurit (tronditje e trurit në brendësi të kafkës) verifikohet një humbje e shkurtër e ndjenjave ndërsa në rast të dëmtimeve të trurit mund të verifikohet edhe hemoragjia nga një vesh apo nga hunda.

Si të ndërhyjmë: të mbulojmë me fasho sterile plagët në kokë, të mbajmë ngrohtë të dëmtuarin duke e mbuluar me një mbulesë dhe të njoftohet ambulanca për ta shtruar në spital edhe nëse viktima nuk tregon shenja të jashtme dëmtimi dhe është i ndërgjegjshëm (i dëmtuari në kokë megjithatë duhet konsideruar një i plagosur i rëndë).
Nëse merr frymë, të vendoset në pozicionin anësor të sigurisë me shumë kujdes ndërsa, nëse nuk merr frymë, të praktikojmë frymëmarrje artificiale. Në rast të hemoragjisë së brendshme, nuk duhet të bllokohet rrjedhja jashtë e gjakut nga veshi apo hunda dhe nuk duhet të vendoset absolutisht me pjesën e poshtme të varur poshtë.

FRAKTURAT

Konsiston në ndërprerjen e plotë ose jo të plotë të pjesës së një kocke për shkak të një goditje violente. Frakturat mund të jenë të mbyllura (të brendshme) kur megjithëse kocka është thyer nuk del jashtë apo të jashtme kur kocka çan lëkurën dhe del jashtë. Ky tip i dytë i frakturave janë të rënda jo vetëm sepse mund të provokojnë një seri hemoragjish të jashtme por edhe sepse bartin rrezikun e infeksionit. Indet kockore, në fakt, nuk vijnë në kontakt me mikroorganizmat e jashtëm që mund të përbëjnë një rrezik të madh dhe ti japin origjinë një serie komplikacionesh.

Simptomat: dhimbje e fortë në pjesën e thyer që rritet me lëvizjen më të vogël, vështirësi në lëvizje normale të pjesës së dëmtuar dhe fryrje, deformim të pjesës së goditur dhe prezenca e plagës si pasojë e thyerjes.

Si të ndërhyjmë: qëllimi kryesor i ndihmës është të ndalojë çfarëdo lloj lëvizje që mund të shkaktojë dëmtim tek i dëmtuari. Lëvizja jo vetëm mund të bëjë thyerjen më të dhimbshme por mund dhe ta rëndojë atë; në të gjitha rastet të kërkohet ndihma e kualifikuar.

Në rast se viktima e një aksidenti ka një apo më shumë pjesë të thyera:

ÇFARË DUHET BËRË
-të mos lëvizet pjesa e thyer (të paktën deri sa të kapet me ndonjë mjet të rastit);
-pasi e kemi lidhur pjesën, të kryejmë nëse është e nevojshme masat anti-shok;
-të mbulohet plaga si pasojë e thyerjeve me materiale të pastra.

ÇFARË NUK DUHET BËRË
-të përpiqemi të korigjojmë thyerjen për të kufizuar dhimbjen;
-të ftojmë të dëmtuarin të lëvizë pjesën e thyer për të vlerësuar shkallën e dëmtimit;
-në rast thyerje me dalje të kockës, të kërkojmë rivendosjen e saj;
-ti japim të dëmtuarit pije alkolike.

TRAUMA DHE PLAGOSJE NË GJOKS

Traumat e barkut provokohen zakonisht (në aspektin rrugor) nga një përplasje violente kundër timonit, me dëmtime nga goditja direkte apo nga kundërgoditjet.

Mund të dallohen:
-traumat e mbyllura, si pasojë e shtypjeve, me thyerje në brinjë dhe dëmtime në organet e brendshme (zemër, mëlçi, shpretkë etj.);
-trauma të hapura, e karakterizuar nga një plagë e thellë që prek strukturën kockore dhe muskolare të kafazit të gjoksit apo direkt mushkëritë me komunikim midis zgavrës barkore dhe ambientit të jashtëm.

Simptomat: I dëmtuari ka një dhimbje të fortë në gjoks, që rritet nëse frymëmarrja nuk është sipërfaqësore apo kur kollitet, frymëmarrje e vështirë, gjendje shoku, cianozë e buzëve, thonjve dhe lëkurës si dhe plagë e hapur e gjoksit në nivel thyerje.

Si të ndërhyjmë (vetëm në rast traume të mbyllur): nëse i plagosuri është i ndërgjegjshëm dhe nuk dyshohen dëmtime në kolonën vertebrale, të sistemohet me kujdes të madh në pozicionin gjysëm-ulur, me trupin e përkulur nga ana e dëmtuar (për të zvogëluar dhimbjen) dhe të zgjidhen rrobat pranë qafës dhe mesit (për të lehtësuar frymëmarrjen). Nëse i dëmtuari humb ndjenjat të vendoset në pozicionin anësor të sigurisë, duke e xhiruar nga ana e dëmtuar.

Nëse i dëmtuari, i ndërgjegjshëm, ka pësuar një traumë të kafazit të gjoksit:

ÇFARË DUHET BËRË
-të kërkojmë të lehtësojmë frymëmarrjen duke e vendosur të dëmtuarin gjysëm-ulur;
-në rast të plagosjes së dukshme dhe të thellë, të mbulohet shpejt me një copë të pastër;
-të ndihmohet deri në arritjen e ndihmës së përshtatshme.

ÇFARË NUK DUHET BËRË
-ti bëjmë të dëmtuarit frymëmarrje të thellë;
-të vendoset i dëmtuari në pozicion shtrirë;
-në rast të plagosjes së thellë, të pastrojmë, dizinfektojmë dhe të mjekojmë plagën;
-të vendoset i dëmtuari në pozicion të ngritur lart për të kufizuar daljen jashtë të gjakut.

FRAKTURA E KOLONËS VERTEBRALE

Fraktura e kolonës vertebrale konsiderohet gjithmonë e rëndë nga rreziku i dëmtimit të palcës kurrizore. Duhet të merret në konsideratë mundësia e dëmtimeve në kolonën vertebrale kur ka dëmtime të rënda në kokë, në qafë dhe në kurriz.

Simptomat: i dëmtuari ankohet nga një dhimbje e fortë në kurriz dhe në qafë, mungesë ndjeshmërie në pjesë të trupit si dhe pamundësinë për të lëvizur.

Si të ndërhyjmë: të lëvizim të dëmtuarin vetëm nëse është absolutisht e nevojshme dhe të njoftohet ambulanca duke kërkuar dhe pajisjet specifike për të dëmtuarin.

DJEGIE

Shkalla e djegies (dëmtim i lëkurës i provokuar p.sh. nga nxehtësia) varet nga shtrirja dhe thellësia.
Shkalla e I-rë(sipërfaqësore): prek shtresën sipërfaqësore dhe provokon vetëm skuqjen e lëkurës;
Shkalla e II-të (e ndërmjetme): prek shtresën më të thellë të lëkurës dhe provokon bulëza poshtë lëkurës së djegur;
Shkalla e III-të (të thella); provokon karbonizimin dhe shkatërrimin e lëkurës në të gjithë shtresën.
Ky tip djegie mund të dëmtojë mbaresat nervore; në këtë rast i dëmtuari nuk ka dhimbje.

Nëse për shkak të një aksidenti rrugor është zhvilluar një zjarr dhe viktima paraqet shenja të djegies:

ÇFARË DUHET BËRË
-të shuhen flakët me një cope (p.sh. batanije) apo diçka të ngjashme;
-të mos prekim mbetjet e rrobave në pjesët e djegura;
-nëse djegia prek duart ose këmbët duhet ti vendosim në ujë të ftohtë për të lehtësuar dhimbjen;
-nëse djegiet prekin trupin, ti mbulojmë me material steril.

ÇFARË NUK DUHET BËRË
-nëse ka flakë të ndezura të presim derisa të shuhen dhe pastaj të ndërhyjmë;
-ti heqim mbetjet e rrobave nga zonat e djegura;
-të dizinfektohen djegiet me alkol.

TRUP I HUAJ NË SY

Nëse një trup i huaj gjendet në beben e syrit, të mos kërkojmë absolutisht ta lëvizim dhe të mos lejojmë që i dëmtuari të fërkojë syrin por ta mbulojmë me një fashë të butë dhe të kërkojmë ndërhyrjen e një mjeku. Kjo situatë është e rëndësishme si për rrezikun e shpimit të kokërdhokut të syrit, ashtu dhe për rrezikun e infeksionit.

Nëse viktima ka një trup të huaj në një sy:

ÇFARË DUHET BËRË
-të fashohet syri pa e lëvizur trupin e huaj;
-të ndalojmë që viktima të prekë syrin e plagosur, për të evituar dëmtime më të mëdha;
-të fashohet syri dhe të ndalojmë të preket deri në mbërritjen e specialistit.

ÇFARË NUK DUHET BËRË
-të kërkojmë gjithmonë të lëvizim trupin e huaj për të evituar infeksionet;
-të ndalojmë viktimën të mbyllë syrin për të evituar dëmtime të mëtejshme;
-të fërkojmë qepallat për të favorizuar daljen e lotëve dhe të mos e fashojmë syrin.

Gjysëmhëna e Gjelbër e Kosovës ka vënë themel në bazë të respektit dhe të dinjitetit njerëzor, duke punuar për t’i mbrojtur të rinjtë nga zakonet e dëmshme pa dallim të shoqërisë duke marrë në konsideratë vlerat kombëtare dhe morale.

| Rr. Mehmet Pasha, Prizren

| +377 44 944 918

| info@gjysemhenaegjelber.org

| www.gjysemhenaegjelber.org

Copyright © 2018 Gjysëmhëna e Gjelbër e Kosovës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.