Anëtarësohu:

Emri:

Info Kontakti:

Datëlindja:

Info Personale:

Varshmëria nga Duhani

Çfarë është varësia prej duhanit?

Pirja e duhanit është një problem i rëndësishëm për shëndetin publik në botë dhe në vendin tonë dhe ka potencial për t'u bërë problematike sepse përmban nikotinë në një nivel të lartë.

Cigarja, nargilja, pipo..., ose pirja e duhanit shkakton varësi psikologjike dhe fizike të personit me kalimin e kohës. Ka më shumë se 4000 kimikate në prodhimet e duhanit. Substanca kryesore e varësisë është nikotina. Duhani pa tym, i tymosur ose ai i përtypur, përmban helmin aq të lartë sa nikotina.

Hap rrugën e probleme shëndetësore

• Sëmundjeve vaskulare dhe të zemrës
• Hapja bronkiale duke rezultuar me çrregullime të mushkërive dhe COPD
• Bllokimi i venave dhe paraliza e tyre
• Gastriti, ulçera dhe kanceri i stomakut
• Rrudha të lëkurës, rrudha, kanceri i lëkurës
• Erë orale dhe mbështjellës në dhëmbë
• Pirja e duhanit në shtatzëni çon në lindje të parakohshme dhe rrjedhimisht në çrregullime të ndryshme zhvillimore si dhe në pirjen e duhanit pas lindjes çon në zvogëlimin e qumështit.

Pas lënjes së duhanit...

• 2 orë pasi të keni lënë duhanin, nikotina fillon të largohet nga trupi juaj.
• Pas 6 orësh ritmi i rrahjes së zemrës dhe presioni i gjakut fillojnë të bien.
• Pas 12 orësh, monoksidi helmues i karbonit nga tymi i cigareve pastrohet nga qarkullimi i gjakut dhe mushkëritë tuaja punojnë më mirë.
• Pas 2 ditësh rritet mprehtësia e shqisave tuaja të shijes dhe aromës.
• Brenda 2-12 javëve përmirësohet qarkullimi i gjakut, gjë që lehtëson aktivitetet fizike si ecja dhe vrapimi.
• Pas 3-9 javëve zvogëlohen problemet si kollitja, gulçimi, vështirësia në frymarrje dhe mushkëritë tuaja bëhen më të forta.
• Brenda 5 viteve rreziku i sulmit në zemër reduktohet përgjysmë.
• Pas 10 vjetësh, rreziku i kancerit të mushkërive bie përgjysmë dhe rreziku i sulmit në zemër është i njëjtë me rrezikun e një mospirësi.

A e dini se?

• Çdo vit në botë 6 milionë njerëz humbasin jetën për shkak të pirjes së duhanit. Ky numër do të thotë që një person vdes çdo 10 sekonda prej cigares.
• Një person që pi gjysmën e një pako cigaresh në ditë, dërgon 300 goditje nikotine në trurin e tij çdo ditë.

Gjysëmhëna e Gjelbër e Kosovës ka vënë themel në bazë të respektit dhe të dinjitetit njerëzor, duke punuar për t’i mbrojtur të rinjtë nga zakonet e dëmshme pa dallim të shoqërisë duke marrë në konsideratë vlerat kombëtare dhe morale.

| Rr. Mehmet Pasha, Prizren

| +377 44 944 918

| info@gjysemhenaegjelber.org

| www.gjysemhenaegjelber.org

Copyright © 2018 Gjysëmhëna e Gjelbër e Kosovës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.